Para se nis turne përfundimtar i Ligës së Kampionëve, duhet të zhvillohet 4 ndeshje të 1/8 së finales. Bajern Munihu, Juventusi, Mançester Siti dhe Barcelona, do të jenë nikoqir të sfidave dhe do të mirëpresin kundërshtarët e tyre në stadiumin e tyre. Kjo është dilema e kahmotshme, ndërsa të premtën UEFA do të duhet të konfirmojnë këtë vendim.

Bavarezët para tifozëve duhet të konfimojnë paraqitjen e mirë në Londër dhe fitores ndaj Çellsit, ndërsa “Zonja e Vjetër” do të kërkojë të anulojë disavantazhin prej një goli në stadiumin në Torino, kundër Olimpik Lionit. Real Madridi është në disavantazh, pran rezultatit 1-2, kur takohet me Citin në Mançester. Ndërkohë Elmasi dhe Napoli, do të mundohen që të befasojnë ekipin e favorizuar të Barcelonës në “Kamp Nou”, pasi takimi i parë në Itali u mbyll me barazim 1-1.

Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales do të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht, para turneut final që do të nis më 23 gusht në Lisbonë.

Shpërndaj me

Loading...