fbpx

UEFA ka konfirmuar se skuadra kampione e Kosovës, Drita, e ka humbur me rezultat 3:0 finalen e raundit parakualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Linfildit. Ndeshja mes Dritës dhe Linfield është dashur të zhvillohej më 11 gusht, por ishte anuluar shkaku i paraqitjes së një rasti me “COVID-19” te skuadra kosovare.

Për fatin e ndeshjes ka pasur të vendos organi i disiplinës së UEFA-s, por që ky trup çështjen e ka bartur tek organet e Apelit. Në njoftimin e UEFA-s thuhet se organi i Apelit ka vendosur që ndeshjen Drita – Linfield ta regjistrojë me rezultat zyrtar, 0-3, në të mirë të skuadrës nga Irlanda e Veriut, bazuar në shtojcën e përcaktuar për Ligën e Kampionëve.

Shpërndaj me

Loading...