fbpx

Komiteti Ekzekutiv i UEFA- ka vendosur që sfidat e kthimit të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa të luhen në stadiumet përkatëse dhe jo në fushë neutrale. UEFA nuk ka dashur të favorizojë skuadrat mysafire dhe për këtë arsye ka vendosur që sfidat e kthimit të këtij ruandi të luhen në stadiumet ku ishin në program para pandemisë. Bajern pret ekipin Çellsit në “Allianz Arena”, pasi e ka fituar sfidën e parë 0-3. Juventusi sfidon Lionin në Torino, pas ndeshjes së parë të mbyllur 1-0 në favor të francezëve. Man. Siti ka fituar 1-2 në Madrid dhe do të presë Realin në Mançester, ndërsa Barcelona pret në “Camp Nou” skuadarën e Napolit pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Ndërsa në Ligën Europa janë takimet: Shakhtar-Volfsburg (2-1), Leverkuzen-Ranxhers (3-1), Volves-Olimpiakos (1-1), Man. Junajted-LASK (5-0), Bazel-Frankfurt (3-0), Kopenhagë-Bashakshehir (0-1).

Getafe-Inter dhe Roma-Sevilja, për shkak se nuk është luajtur asnjë ndeshje, mund të luhen me ndeshje teke në Gjermani, në 2 prej 4 stadiumeve të përzgjedhura nga UEFA për fazën finale të këtij kompeticioni. /Supersport.com/

Shpërndaj me

Loading...