Kthimi i aktiviteteve sportive në Evropë, pas pauzës së detyruar që nga marsi shkaku i koronavirusit, ka bërë që UEFA të fillojë planet edhe për rinisjen dhe mbylljen e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. “Sky Sport Italia” pretendon se UEFA synon ta rinisë garën në Ligën e Kampionëve më 7 dhe 8 gusht, kur pritet të zhvillohet ndeshjet e mbetura kthyese të 1/8 të finales, ndërsa sfidat e çerekfinales do të zhvillohen më 13 dhe 14 gusht.

Gjysmëfinalet dhe finalja pritet të zhvillohet në formatin e një turneu “Final Four” në Stamboll të Turqisë. Mirëpo sipas “Sky Sports Italia”, këto tri ndeshje mund të zhvendosen në Gjermani, shkaku i nisjes së suksesshme të Bundesligës.

Shpërndaj me

Loading...