fbpx

Pas rastit të Gilberto Burnsit që u prek me “Covid 19”, dhe nuk ishte pjesë e duelit të vlevshëm për titullin kampion në peshën “uellter” ndaj Kamaru Usman, tani drejtuesit e UFC-së kanë vendosur hapa të rrepta të prokollit për çdo sfide. Ky rast ka vënë në dyshim eventin UFC-251 që do të zhvillohet në Abu Dhabi, pasi tregon se sportistët nuk kanë qenë të izoluar dhe mund të jenë bartës të virusit. K

jo ka bërë që masat e sigurisë në “Fight Island” të rriten ndjeshëm ditët e fundit dhe sportistët që vijnë aty jo vetëm testohen, por edhe qëndrojnë të izoluar e larg nga njëri-tjetri. Sipas UFC-së, masat e sigurisë janë në maksimum dhe në këtë ishull mund të vish vetëm përmes ajrit apo detit dhe të gjithë kontrollohen e testohen.

Pothuajse të gjithë sportistët kryesorë kanë gjetur mjete transporti private për të mbërritur në kohë në ishull. Ndërkohë që, të gjithë stërviten të veçuar edhe pse ndodhen në një ishull me hapësirën 10km katrorë.

Shpërndaj me

Loading...