Numri i rasteve të reja me COVID-19 ka mbetur i qëndrueshëm për të katërtën ditë radhazi, ku sot u regjstruan 17 raste më shumë se dje, shkruan “La Stampa”.

Numri i viktimave ra nga 130 në 120.

Ndërsa repartet COVID-19 po boshatisen gjithnjë e më shumë, me 262 pacientë më pak, si dhe në kujdesin intensive u liruan 23 shtretër në ditë.

Pacientët pozitiv, me simptoma më serioze që kërkojnë shtrimin në spital, janë tashmë vetëm një e pesta, raporton ATSh.

Megjithatë, incidenca e rasteve nga jashtë po rritet.

Sot në Lombardi numërohen 441 raste të reja nga 293 që ishin dje dhe, me këto shifra, rihapja e kufijve rajonalë duket e pamundur.

Shpërndaj me

Loading...