Sa i përket uljes së pagës për administratorët që ishte propozim i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev por që u kundërshtua ashpër nga BDI-ja, kryeministri Spasovski me përgjigje se në këtë kohë krize në të cilën ndodhet vendi, qeveria nuk ndikohet nga politika dhe se nuk kanë qenë të shantazhuar nga BDI.

Pyetja kyçe, a mos ju detyroi BDI-ja me diçka që të mos e ulni rrogën në administratën publike pasi BDI që në fillim ishte kundër çdo ulje dhe menjëherë dolën me koment ndaj propozimit të liderit të LSDM-së kur dha propozim për uljen e rrogave në 14 500 denarë. BDI menjëherë tha jo, nuk mundet?

“Do ju them shumë thjeshtë. E para, në këtë krizë dhe në marrjen e vendimeve politika nuk ka rol. Çdokush mund të ketë qëndrime partiake dhe të dalin e të bëjnë politika. Unë thashë, dhe qëndroj në atë se përfitimi nga kjo krizë nuk mund të jetë bazë e funksionimit. Profiti i çdo aspekti, qoftë ekonomik ose politik ose mediatik etj, profiti nuk mund të jetë krizë. E dyta, a na ka shantazhuar BDI me diçka? Jo. Asnjëra nga partitë politike. Jo sepse nuk ka me çka të na shantazhojë….Ne si Qeveri, të gjithë që janë pjesë e Qeverisë jemi përcaktuar se shantazhime, sidomos në momente krize ku secili prej nesh, çdo ditë maksimalisht dhe me përkushtim duhet të punojë dhe t’i ruajmë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, kjo vërtetë duhet të jetë prioritet kryesorë.

A jeni ju për ulje apo të mbetet kështu?

Unë jam që të marrim masa në kohë të duhur që në një kohë të caktuar do japin efekte, po edhe nëse ajo masë është ulje e rrogave.

A do i ulni rrogat e administratës?

Kjo do varet nga ajo në çfarë kondicioni do jetë buxheti, sa do zgjatë kriza dhe si do sillemi më andej në gjithë këtë periudhë. Pra, bëjmë analiza serioze”, tha Spasovski.

Shpërndaj me

Loading...