Fiks 4 muaj pas vdekjes tragjike të yllit të basketbollit, Kobe Bryant doli në ankand një prej unazave të tij me 40 diamante. Ankandi u mbajt nga “Goldin Auctions” dhe nisi nga 15 mijë dollarë për të arritur në çmimin final prej 206 mijë dollarësh.

Kjo unazë ishte një nga dy kopjet e njëjta që Kobe ua kishte dhuruar prindërve të tij Pamela dhe Joe Bryant që në vitet 2000.

Kobe e humbi jetën në një aksident ajror së bashku me një nga vajzat e tij dhe 6 miq në bord. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe tre vajza.

*Burimi TMZ

Shpërndaj me

Loading...