fbpx

Jose Maria Gimenez i ka sjellë fitoren Uruguait në përballjen e vështirë ndaj Egjiptit. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar realizoi me kokë kur po zhvillohej minuta e 90 e takimit në të cilin mungoi ylli egjiptian Mohamed Salah që ishte i gatshëm për takim, por nuk u inkuadrua në lojë. Portieri egjiptian El Shenavy priti tri raste të sigurta të Luis Suarezit e Cavanit, por goditja me kokë e mbrojtësit të Atletico Madridit ishte e pandalshme për të siguruar një pikë të artë nga ky takim. Me këtë fitore Uruguai është në pozitën e dytë të grupit A ndërsa këtij grupi i prin Rusia që të enjten mposhti Arabinë Saudite me rezultat 5 me 0.

Shpërndaj me

Loading...