Dy ushtarë italianë të cilët ndodheshin në Liban për një mision, kishin planifikuar që të martoheshin së shpejti në Itali. Por për shkak të koronavirusit, ata e kishin të pamundur kthimin në shtetin e tyre, kështu vendosën që dasmën e tyre ta bënin në Liban.

Nga fotot e shkëputura nusja shihet me uniformën e ushtrisë dhe dhëndri me beretën blu të KB. Pjesëmarrësit ishin të gjithë të pajisur me maska, doreza dhe mbanin një distancë të sigurt nga njëri-tjetri, ndërsa një pjesë tjetër e miqve të tyre po e ndiqnin dasmën nga Skype.

Martesa e Vincenzo De Rita dhe Fiorella Tomasino, është e para që ka ndodhur në një fushë betejë.

Ceremonia u zhvillua në ambasadën italiane në Bejrut.

“Ishte një ëndërr, një martesë e paharrueshme. U martuam në kushte shumë të çuditshme, jo vetëm me maska dhe doreza, por edhe me uniformën luftarake”, u shpreh dhëndri i lumtur.

“Në vend të fustanit të bardhë, unë kisha një shall blu të Kombeve të Bashkuara dhe në vend të vellos një beretë blu”, është shprehur nusja./Kultplus

Shpërndaj me

Loading...