fbpx

Xheorxhinio Vijnaldum dhe Memfiis Depaj, ishin dy lojtarët në listën e dëshirave të Ronald Kumanit. Megjithatë, trajneri duhet të kalkulojë pa shërbimet e tyre, si pasojë e disa rregullave nga La Liga. ‘Mirror’ insiston se rregullat e La Liga për pagat nuk lejojnë kompletimin e këtyre transferimeve.

Situata financiare në klub lë të kuptohet se duhet shitur lojtarë para se të bëhen lëvizje drejt holandezëve. Arturo Vidal mund të jetë lojtari i parë që largohet nga Barcelona pas këtyre raportimeve, por duhet larguar edhe emra të tjerë. 

Shpërndaj me

Loading...