Skuadra e Valencias, që ishte pjesë e “bombës biologjike” në “San Siro”, me sukses tejkaloi pandeminë “Covid 19”. Sipas të përditshmes “Marca” më 16 mars skuadra spanjolle lajmëroi se 35 për qind e të gjithë atyre që morrën pjesë në sfidën kundër Atalantës në Milano, në muajin shkurt, kanë dal pozitiv në virusin “Covid 19”, ndërsa në mesin e tyre edhe yjet Ezekil Garaj, Hoze Gaja dhe Mangalla.

Ndërkohë, u morrën të gjitha masat dhe ekipi u vu në karanatenë, ndërsa pas 14 ditëve, të gjithë të prekur nga virusi “Covid 19”, tani nuk kanë asnjë simptom të koronavirusit.

Gati të gjithë spektatorët të cilët ishin në ndeshjen në “San Siro” ishin të prekur nga virusi “Covid 19”, ndërsa ekspertët e mjekësisë nga Italia, këtë sidë e cilësuan si arsye kryesore për shpërndarjen masive të virusit “Covid 19”, në rajonin e Lombardisë.

Shpërndaj me

Loading...