fbpx

Skuadra e Viljarealit ka finalizuar transferimin e Francis Koshçellint dhe Dani Pareho-s nga Valencia. Që të dy futbollistët firmosën kontratat katërvjeçare. Francezi Koshçellni erdhi te Viljareali, pasi kaloi dy sezon e gjysmë te Valencia dhe kjo e fundit arkëtoi 8 mln euro, si dëmshpërblim. Ndërkohë Pareho zbarkoi te “nëndetësja e verdhë” si futbollist i lirë. Kohë më parë, Valencia ishte e detyruar që të shes talentin e saj Ferran Torres, që u transferua drejt Man. Sitit, ndërsa tifozët e Valencias, të pakënaqur nga kjo situate, kanë paralajmëruar protesta para stadiumit “Mestalja”.

Shpërndaj me

Loading...