Eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji, në konferencë për shtyp sot porositi se do të kontaktojë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për garancione se ka kohë të mjaftueshme për fushatë zgjedhore dhe se zgjedhjet do të jenë korrekte, raporton MIA.

“E pashë njoftimin e qeverisë se ka për qëllim të mbajë zgjedhje në fillim të korrikut, duhet t’i shikoj detajet, atë që tani për tani mund ta them është se zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të lira dhe të ketë kohë të mjaftueshme për fushatë, mundësi që partitë të udhëheqin fushatë. Duhet të shohim edhe si kjo mund të implementohet nën rregullat Kovid, do ta hap këtë çështje me autoritetet e Maqedonisë sepse është shumë e rëndësishme të sigurohet se zgjedhjet do të jenë tërësisht korrekte”, tha Varheji.

Eurokomisari paralajmëroi se korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të publikohet “në ditët në vijim” dhe se qëllimi i Komisionit Evropian është çështja të vendoset në tryezë të ministrave për punë të jashtme dhe evropiane të BE-së javën e ardhshme.

Raportet për përparimin e vendeve nga rajoni janë anuluar për në vjeshtë.

Shpërndaj me

Loading...