fbpx

Në një nga restorantet në Kumanovë mbrëmë ka pasur një aheng. Muzika me zë të lartë ka shqetësuar fqinjët, të cilët edhe kanë bërë filmime amatore. Nga SPB-ja Kumanovë thonë se nuk ka pasur asnjë denoncim për një shkelje të tillë të protokollit në objektet gastronomike. Ditë më parë nga MPB-ja thanë se do të intervenojnë me polici nëpër restorante apo shtëpi private, por në rastin e këtij ahengu polica është treguar symbyllur edhe pse u tha krerët e dikasterit thanë se policia  nuk do të falë.

Policia këtu nuk do të fal, ne do të intervenojmë e ndërpresim çdo aktivitet apo manifestim të tillë”-pohoi Agim Nuhiu,  Zëvendësministër i Brendshëm(01.06.20).

Ndërkaq, nga Inspektorati shtetëror i tregut thonë se brenda një jave ka ngritur 28 kallëzime penale dhe 38 kundërvajtje ndaj pronarëve të gastronomisë për mos respektim të masave të Qeverisë.

Më së shumti shkelje janë bërë në zonat ku Komisioni për sëmundje infektive vendosi orë policore për gjithë fundjavën si në Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Strugë. Në komunat e Shkupit më së tepërmi kallëzime penale ka në Çair, pastaj në Qendër por edhe në Aerodrom” -tha Stojko Paunovski, Drejtor i Inspektoratit shtetëror të tregut

Por sipas tij, Sektori i Inspektoratit shtetëror të tregut në Kumanovë do të mbyllet për shkak se njëri nga inspektorët është diagnostikuar pozitiv me CoVid-19 dhe pjesa tjetër e stafit do të vetë-izolohen.

Adnan Qaili

Shpërndaj me

Loading...