Historiani, politikani dhe shkrimtari kroat, Ivo Banac, ka vdekur të hënën në moshën 74-vjeçare, raporton agjencia kroate e lajmeve HINA.

Sipas këtij burimi, Banac vuante nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë karrierës së tij, Banac ka qenë profesor i historisë në Universitetin amerikan Yale, ndërsa ka udhëhequr për dy mandate Kolegjin Pierson të këtij institucioni.

Banac ka qenë ministër i Mbrojtjes së Mjedisit në Qeverinë e Kroacisë, kryetar i Partisë Liberale dhe anëtar i Parlamentit kroat.

Ai ka qenë autor dhe redaktor i disa librave, artikujve, opinioneve dhe intervistave.

Shpërndaj me

Loading...