fbpx

Milot Rashica me shumë gjasë do të largohet nga Verder Bremenit drejtë një skuadre më të madhe. Lajpcigu është skuadra e interesuar për yllin kosovar, ku edhe ka bërë ofertën e pare. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Verderi ka refuzuar ofertën e parë prej 18 milionë euro për sulmuesin nga Vushtrria, pasi që konsideron se sulmuesi kosovar vlen rreth 25 milionë euro. Kujtojmë se Verder Bremeni javën e kaluar arriti të siguroj mbijetesën në Bundesligë, pas ndeshjes së balotazhit.

Shpërndaj me

Loading...