Ndonëse mungoi për një kohë nga skena duke u shkëputur dhe duke iu përkushtuar familjes, Vesa Luma ka realizuar shumë këngë që ende dëgjohen.

Një nga këngët e saj më të famshme është padyshim “Edhe për mu do të ketë një zemër”, me të cilën mori pjesë në Top Fest 5, në maj të vitit 2008. Vesa ka vendosur ta risjellë këtë këngë, duke e ditur sa shumë është pëlqyer.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një video ku këndon live këtë këngë, si dedikim për ata që ende e kujtojnë. Fansat kanë nxituar të komentojnë, duke e quajtur atë projekt një nga këngët më të bukura.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma) on

Shpërndaj me

Loading...