Edhe pse 23 vjeç, Tayna është kthyer në një ndër reperet më të sukseshme në Shqipëri dhe një ndër më të paguarat.

Të gjitha këngët e saj kthehen në hit dhe koncertet e saj brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të panumërta.

Gjith këtë sukses që ajo ka arritur deri më tani, ia dedikon prindërve të saj. Së fundmi, Tayna ka vendosur t’i ndërtojë prindërve një shtëpi të re nga fillimi. Këtë e ka bërë vetë të ditur duke postuar pamje në “Instastory”, ku tregon se punimet sapo kanë filluar.

“Vetëm 23 vjeçe dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Po ndërtoj shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar Tayna krahas fotos.

Shpërndaj me

Loading...