Tayna është një nga reperet më të suksesshme në vendin tonë. Edhe pse vetëm 23 vjeç, ajo ka fituar shuma marramendëse prej koncerteve. Tashmë ka ardhur momenti që ajo t’i shpërblejë mundin prindërve të saj. Përmes një postimi, Tayna bëri të ditur se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re për prindërit e saj, që është dhuratë pikërisht nga ajo.

“Vetëm 23 vjeçare dhe kam gjithçka që kam dashur gjithmonë. Duke ndërtuar një shtëpi të re, si dhuratë për prindërit. Falënderuese”, ka shkruar ajo. Me siguri ky moment i ka bërë shumë krenarë prindërit e reperes.

Shpërndaj me

Loading...