Skuadra e Bornemautit me një përmbysje të jashtëzakonshme mundi Lesterin me 4-1, edhe pse në fund të pjesës së parë ishte në disavantazh. Përmbysja filloi me golin e Stanislasit nga penaltia në minutën e 65-të, ndërsa 2 minuta më vonë shënoi Solanke. Pas golit të shënuar, me karton të kuq u ndëshkua Sojunxhu për përleshje fizike më futbollistin kundërshtar. Gjithçka u vendos me autogolin e Evansit, ndërsa golin e fundit e shënoi Solanke në minutën e 87-të. Ndryshe të gjithë golat e vendasve erdhën me gabime të mëdha nga mbrojtja e Lesterit. Për skuadrën vendase janë pikë të arta në garën për mbijetesë, ndërsa Lesteri humb pikë nga gara për Ligën e Kampionëve.

Shpërndaj me

Loading...