fbpx

 

Skuadra e Arsenalit siguroi fitoren e dytë radhazi dhe më të thellën në këtë sezon në Premier Ligë, pas atij ristarti zhgënjyes, duke mbajtur të gjalla shpresat për një vend në Kupat e Europës. “Topçinjtë” mposhtën 4-0 skuadrën e Noriçit në “Emirates” me dygolëshin e Aubamejangut dhe finalizimet e Granit Xhakës e Soaresit.

Lester Siti rrezikon të humbë vendin në zonën Champions pas disfatës 2-1 në fushën e Evertonit. “Dhelprat” u ndëshkuan dy herë brenda 16 minutave lojë nga Riçarlison dhe Sigurdson (11-m), ndërsa goli i Iheana­ços në fillim të pjesës së dytë nuk mjaftoi për të marrë pikë përballë ekipit të drejtuar nga Karlo Ançelotit.

Në takimin tjetër të orë 19:00, Njukasëll shkatërroi 1-4 Bournemautin me gola të shënuar nga Gajll, Longstaf, Almiron dhe Lazaro. Goli i nderit për vendësit u shënua nga Gosling.

Shpërndaj me

Loading...