fbpx

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit sot dhe nesër zhvillohet procesi i regjistrimit të nxënësve. Kryesisht nxënësit janë të orientuar për drejtime shoqërore, por nuk mungon as interesimi për drejtimet profesionale dhe ato ekzakte. Në gjimnazin Zef Lush Marku vetëm sot janë regjistruar rreth 120 nxënës, ndërsa në gjimnazin “Cvetan Dimov” janë regjistruar rreth 140 nxënës kryesisht në drejtimin ekonomik.

Në Zef Lush Marku na kanë ngelur edhe 223 vende të lira. Deri më tash janë paraqitur afër 120 nxënës. Në shkollën tonë ekzistojnë gjashtë drejtime,  matematiko-natyror kombinimi A dhe B. Gjuhësor artistik kombinimi A B dhe shoqëror humanitar A dhe B.  Në afatin e parë nxënësit ishin të orientuar më shumë në drejtimin shoqëror humanitar A, poashtu kishte dhe nxënës që iu drejtuan drejtimit matematiko-natyror kombinimi A, ndërsa në drejtimin gjuhësor artistik për fat të keq kemi vetëm gjashtë nxënës”.- theksoi Faruk Zeqiri, Drejtor i sh.f “ Zef Lush Marku”

Afati i tretë për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme është më 1 korrik. Për dallim nga vitet e kaluara, gjatë paraqitjes së parë të këtij afati interesim të lartë nga ana e nxënësve kishin shkollat e mesme profesionale. Në konkursin e MASH janë parashikuar 35,690 vende ku 24,581 prej tyre do të jenë me mësim në gjuhën maqedonase ndërsa 10,123 mësim në gjuhën shqipe.

Vjollca Aliti

Shpërndaj me

Loading...