Sipas të dhënave zyrtare nga  Banka e Greqisë, vitin e kaluar, Greqinë e kanë vizituar 948.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, numër ky që është për 20 për qind më i vogël në krahasim qarkullimin në vitin 2018 me rreth 1.187 000 turistë nga vendi ynë, shkruan MIA.

Turistët e Maqedonisë së Veriut në Greqi vitin e kaluar kanë shpenzuar deri në 114 milionë euro, për 26,3 për qind më pak në krahasim me vitin 2018. Shpenzimi mesatar për person ka qenë 121 euro, ndërsa shpenzimi mesatar vetëm për akomodim shkon deri më 48 euro.

Vitin e kaluar, përmes kufijve tokësorë, në Greqi kanë udhëtuar gjithsej 9.6 milionë turistë të cilët kanë sjell të ardhura për shtetin deri më 1.8 miliardë euro.

Turistët nga Maqedonia e Veriut viteve të fundit kanë shpenzuar në Greqi miliona euro, respektivisht 203 milionë euro në vitin 2013, 261 milionë në vitin 2014 dhe 245 milionë euro para pesë viteve, kurse vitin e kaluar kjo shumë është ulur në 114 milionë euro.

Shpërndaj me

Loading...