fbpx

Këto nuk janë pamje të shekullit 19….. dhe janë incizuar vetëm pak kilometra nga qendra e kryeqytetit. Adem Zeneli është një nga banorët e shumtë të zonës së Vizbegut të cilët tashmë sa vite kanë probleme me furnizimin me ujë. Ai thotë se shpëtim ka gjetur  tek pusi që vet e ka gërmuar në oborrin e shtëpisë, por u qan hallin atyre që për furnizim me ujë varen vetëm nga rrjeti, për ndërtimin e të cilit shpenzimet i kanë paguar vet.

Nuk kemi ujë sa duhet. Nuk ka mjaftueshëm presion që ujë të ketë edhe në katin e dytë. Ne e kemi rregulluar me paratë tona, e kemi paguar 500 euro njëherë. Nuk mund të hysh në banjë të bësh dush. Më përpara s’kemi pasur hiç, rrija unë deri në gjysmë të natës, edhe gruaja ime deri në gjysmë  të natës, rrinim që t vinte uji edhe të mbushnim.”-tha Adem Zeneli, banor i Vizbegut.

Familjet që nuk kanë nuk kanë siguruar ujë nga burime të tjera, duhet të mbushin enët sa herë që duan të bëjnë dush. Nejazi Doçi thotë se nuk beson më asnjë parti apo premtimeve  të tyre se do ta zgjidhin këtë problem shumë vjeçar.

“-Kaq ka?
-Po.
– Që sa vjet jetoni kështu?
– Që 10 vjet.”
-Për të bërë dush, nuk ka.
-Si gjindeni, a keni pus?
– Jo. Natën kur vjen ndonjëherë.


“Verës nuk kemi ujë hiç. Unë në 2016 e bëra zero- zero pagesën e ujit, tani më është bërë 30 mijë denar. Ndërsa ne pa ujë. 20 kubik ujë, nuk vjen ta shohë sahatin, po thotë 20 kubik katër anëtarë. Ujësjellësi nuk I lëshon pompat, sepse thonë nuk paguajnë. Të gjithë paguajnë.”

Kjo nuk është ankesa e vetme e banorëve të Vizbegut, një pjesë e shtëpive të kësaj lagje nuk kanë kanalizim, por edhe rrugët e prishura janë një shqetësim tjetër për ata.

Më problem është kjo rruga. Është turp. Në Bllacë po të shkoni e keni rrugën të asfaltuar.  Problemi i rrugës është, katastrofë.”-tha Fazli Lusjani, banorë i Vizbegut.

Banorët e kësaj zone të Shkupit disa herë kanë marrë premtime parazgjedhore për zgjidhjen e këtyre problemeve, por thonë se pasi votojnë, politikanët i harrojnë ata.

Evi Shkopi

Shpërndaj me

Loading...