Xhadon Sanço dhe Manuel Akaxhi janë dënuar nga drejtuesit e futbollit gjerman për disa vepra të tyre në kohën e pandemisë “Covid 19”. Dy futbollistët e Borusia Dortmundit kanë thyer rregullat e karantinimit, për të rregulluar flokët dhe kjo nuk është falur nga drejtuesit e fubollist gjerman, të cilët me anë të një komunikate kanë bërë të ditur se lojtarët do të gjobitën, por nuk kanë përmendur shuma specifike.

Katër lojtarë të tjerë të Dortmund kanë ndryshuar stilin e flokëve, por ata nuk kanë publikuar foto në rrjetet sociale, kështu, nuk ka evidenca se kanë shkelur ligjin. Nuk ka vonuar edhe reagimi i Xhadon Sanços. Lojtari e ka quajtur ‘qesharake’ DFL-në.

Shpërndaj me

Loading...