Arbana dhe Xhemi ndajnë shpeshherë momente të ndryshme me njëra-tjetrën duke shijuar drekat apo darkat kudo ndodhen.

Së fundmi ka qenë Shehu ajo e cila ka ndarë një foto me Osmanin ku ka treguar se në fakt shoqja e ftoi të pinin një gotë bashkë.

“Po ti më the hajde pijmë nga një gotë”, shkruan Xhemi krah fotos së Arbanës duke shijuar një ëmbëlsirë.

Siç kuptohet moderatorja nuk mund të qëndrojë pa konsumuar çfarë i shkon në mendje pasi prej disa muajsh është edhe në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të dytë.

Nuk dihet nëse Xhemi ka vepruar njëjtë si Arbana, megjithatë deri më tani moderatorja ka treguar se nuk ka asnjë problem me trupin e saj edhe nëse konsumon më shumë nga se duhet.

Shpërndaj me

Loading...