Xhensila Myrtezaj ka nisur punën për t’iu rikthyer fuqishëm muzikës pas karantinës! Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto së fundi, ku shfaqet në studio muzikore duke punuar.

Ajo tregon se për këngën e re po punon bashkë me Endrit Mumajesin dhe Anxhelo Kocin dhe nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim ose jo.

Tre muajt e fundit, Xhensila ka qëndruar bashkë me Besin dhe vajzën Ajka të vetizoluar në shtëpinë e tyre. Ata kanë qenë tepër aktivë familjarisht duke publikuar foto e video nga momentet e ëmbla që kalonin bashkë.

Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë koncert të cilët sigurisht kanë qenë të ndaluar në periudhën e pandemisë.

Ndaj për rikthimin e saj Xhensila duket se po përgatit një surprizë të bukur, pas hitit “Paris”, xhiruar në kryeqytetin e dashurisë, i cili pati tepër sukses.

Shpërndaj me

Loading...