Gjashtë herë kampioni i NBA-s, Majkëll Xhordan, do të dhurojë 100 milionë dollar për shoqatat dhe organizatat që proklamojnë barazinë racore. Xhordan me brendin e tij do të ndajnë këtë shumë gjatë 10 viteve të ardhshme. Problemet racore janë akoma të dukshme në SHBA, pasi që ky vend po përballet me protesta të shumta, pas vrasjes së Xhorxh Flojdit. Në këtë situatë, Xhordan është kujtuar që të dhurojë 100 milion dollarë, si ndihmë për organizatat që mund të minimizojnë dallimet racore.

Shpërndaj me

Loading...