fbpx

Entoni Xhoshua ka fituar me pikë në revanshin ndaj Endi Ruiz që është zhvilluar në Arabinë Saudite dhe është kthyer kamoion bote i peshave të rënda me vendim unanim 118-110, 119-109, 119-109. Anglezi ka përdorur një strategji të suksesshme duke mos rrezikuar thuajse në asnjë moment ndaj Ruizit. Entoni Xhoshua ka bërë një ndeshje të zgjuar, duke i qëndruar larg kundërshtarit dhe duke përdorur të majtën për ta mbajtur në distancë. Ruiz e ka pasur shumë të vështirë t’i afrohet, por sa herë që ka qenë në gjendje ta godasë ka treguar se sa i rrezikshëm që është. Strategjia e zgjedhur nga Xhoshua i ka dhënë fitoren me pikë, ai ka arritur ta godasë më shumë kundërshtarin, duke u goditur më pak vetë. Anglezi e ka kapur edhe dy apo tri herë meksikanin, por Ruiz nuk i kanë bërë shumë përshtypje ato grushte që duken tepër të fuqishme. Xhoshua rikthehet fitimtar pas disfatës befasuese qershorin e kaluar.

Shpërndaj me

Loading...