fbpx

Nem Zagreb, një ngjarje lidhur me zhvillimin e industrisë televizive dhe të filmit në Evropën Qendrore dhe Lindore, publikoi listën e paneleve, folësve, seminareve dhe zhvillimeve të tjera.

Nga 11 deri në 13 dhjetor, NEM Zagreb do të organizojë në Hotelin Esplanade para premiera ekskluzive të serive të reja, veçanërisht prezantime dhe “pyetje dhe përgjigje”, nëpërmjet të cilave pjesëmarrësit do të kenë një pasqyrë të tendencave të kompanive të mëdha të produksionit, si CBS Studios International (SHBA), BBC Studios, all3media international (BE) te Keshet International dhe yes Studios (Izrael).

HRT dhe RTV Sllovenia do të prezantojnë seritë e reja të produksionit të tyre – një para premierë e serialit dokumentar “Koha e Hajdutëve” dhe serinë “Liqeni”.

Panel për krijimin e karaktereve dhe atmosferës në seri

Çfarë duhet për të krijuar një karakter të pazëvendësueshëm në sytë e shikuesve? Në cilën pikë është e qartë kur lindi legjenda e re? Krijimi i karaktereve dhe zhvillimi i tyre është ndoshta procesi më i vështirë për tu diskutuar dhe do të diskutohet nga Vanja Çernula (Orange is the New Black, The Deuce, Crazy Rich Asians) dhe Alan Starski (Schindler’s List).


Në kuadër të programit, do të mbahet një punëtori për të shkruar skenarin për projekte televizive të suksesshme, dhe si shembull do të merren hit serialet Eve, Money Heist, Stranger Things dhe Fleabag.

Folësi kryesor: Njeriu që është përgjegjës për shpërndarjen globale të serialit “Breaking Bad”.

AMC Networks International dërgon Harold Gronenthal, Presidentin ekzekutiv për program dhe marketing, i cili do të ndajë përvojën nga puna e shpërndarjes globale të të drejtave të serive Breaking Bad, The Walking Dead, HUMANS, The Night Manager, Mad Men, Mr. Selfridge.

Dariush Jablonski, drejtori i Apple Film Productions do të prezantojë krim – serialin The Pleasure Principle, bashkëprodhimi i parë televiziv i tre shteteve lindore (Polonia, Çekia dhe Ukraina).

Beta Film (Gjermani), së bashku me Nova TV (Kroaci), HRT (Kroaci), RTL (Kroaci), RAI (Itali), Keshet (Izrael), Zig Zag Productions (BM) dhe CineLink Days Industry (B&H), janë juria kryesore në konkursin për skenar më të mirë, organizuar nga NEM Zagreb. Fituesi merr 5000 Euro për përpunimin e mëtejshëm të skenarit.

Në Nem Zagreb do të marrë pjesë gjithashtu dhe Frank Sponitz, i cili është pas serialit X-Filesa dhe The Man in the High Castle.

Aktori Billi Kembëll, ylli i serive legjendare si Dynasty, Frasier dhe Merlose Place, do të ndajë përvojën e tij të xhirimit të serive në kushte ekstreme. Për financimet për filmat e pavarur do të flasë producentja britanike Gabriel Tana, e nominuar për Oscar për filmin Filomena.
Programin e plotë mund ta gjeni në: neweumarket.com/zagreb/agenda-2019/

Shpërndaj me

Loading...