fbpx

13 ditë më pas, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus Mariano Diaz vazhdon të jetë i prekur me “COVID-19” dhe me shumë gjasa nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedin Zidan për sfidën ndaj Manchester Sitit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi 27-vjeçar nga Republika Dominikane, i është nënshtruar testit të radhës dhe përgjigja ka qenë sërish e hidhur.Virusi nuk është larguar dhe Mariano Diaz ka qëlluar përsëri pozitiv.

Lojtari i kampionëve të Spanjës do i nënshtrohet nesër një tjetër testi dhe shpreson që të dalë negativ më në fund. Për fat të mirë, familjarët e tij kanë qëlluar të gjithë negative në kontrollet e kryera.

Shpërndaj me

Loading...