fbpx

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, kishte një përgjigje të thjeshtë kur u pyet nëse dashuron një sport tjetër, ndoshta në artet marciale të përziera, me të cilat mund të merret pasi t’i japë fund karrierës si futbollist.

“Nuk ka problem për mua, mund të merrem me kickbox. Unë jam gati për të,” ka thënë mes tjerash sulmuesi francez.

Benzema, 32 vjeç, shijoi një sezon të shkëlqyer me Real Madridin, duke shënuar 21 gola dhe dhënë 8 asiste duke sugjeruar se ka ende mjaft në këmbë si futbollist, edhe pse mund t’i afrohet fundit të karrierës së tij. Gjithsesi, ka edhe sfida të tjera që e tërheqin sulmuesin francez, duke përfshirë luftimin në ring.

Shpërndaj me

Loading...