fbpx

S`ka shumë që në mediat rozë qarkulloi lajmi se Young Zerka ishte “kapur mat“ me një modele bjonde. Dyshja u fotografua në një pishinë në disa momente në dukje mjaft intime.

Kaq u deshën që të merrte dhenë lajmi, I cili më pas do të rezultonte I pavërtetë: bëhej thjesht fjalë për skena të një videoklipi, dhe kaq! Por si e priti Ronela Hajati një thashethem të tillë? Të dy ata janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje bashkë, dhe së fundi e kanë pranur dhe publikisht.

Epo, këngëtares duhet t`i ketë “ikur truri“ apo jo?  Në fakt jo. Young Zerka e tregoi në emisionin “Mirage”  se cfarë ka ndodhur. Sipas fjalëve të tij, Ronela thjesht buzëqeshi duke ruajtur qetësinë. Një gjakftohtësi vërtet për t`u admiruar!

Shpërndaj me

Loading...