fbpx

Edhe Neil Young është kundër përdorimit të këngëve të tij gjatë takimeve elektorale të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ylli i muzikës hard rock por jo vetëm, postoi në Twitter një video të festimeve të 4 korrikut në Mount Rushmore, ku Trump ishte i pranishëm, me notat e këngës së tij ”Rockin’ in a Free World”, që e shoqëron me shënimin “Kjo nuk është e mirë për mua”.

Ai deklaroi solidaritetin e tij me Lakota Sioux, vendasit e zonës së malit Rushmore që pretendojnë atë si territorin e tyre dhe e konsiderojnë të paligjshëm monumentin e fytyrave të gdhendura në shkëmb të katër presidentëve amerikanë.

Nuk është hera e parë që Young e kritikon përdorimin nga ana e Trumpit të këngëve të tij.

“Ai nuk ka lejen time për të përdorur ‘Rockin’ in a Free World’. Ai ligjërisht ka të drejtë, por është kundër dëshirës sime”, i tha ai revistës ”Rolling Stone”, në vitin2018.

Para pak ditësh edhe grupi legjendar i muzikës rock ”Rolling Stones” i kërkoi Trumpit të njëjtën gjë.

Shpërndaj me

Loading...