fbpx

Pas marrjes së mandatit, kreu socialdemokrat Zaev pati takim tre-orësh me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, në të cilin morën pjesë edhe sekretarët partiak. BDI përmes një komunikate të përbashkët njoftoi se kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe kryetari i LSDM- së, Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim. “Në takimin konstruktiv dhe produktiv janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane, e përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.”, thuhet në komunikatë. Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të sekretarëve partiak.

Shpërndaj me

Loading...