fbpx

Kryeministri Zoran Zaev kërkon nga presidenti Gjorge Ivanov të nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Zaev akuzoi presidentin se me këtë veprim po shfaq ambicie të cilat sipas tij tregojnë se mund të bllokojë punën e Kuvendit.

Ky veprim i Ivanov tregon se Presidenti mund të vendos kur të dëshiron dhe për cilin do ligj të vendos veto. Kjo nuk është demokracia funksionale. Përgjegjësia është shumë e madhe sepse shkelet Kushtetuta. Shfrytëzoj rastin që t’i bëj apel ta nënshkruaj ligjin dhe të thirremi në institucione, Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni Venecias si përgjegjës për kushtetutshmërinë e ligjit – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Që nga 14 marsi, Ivanov po mban peng Ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe pas votimit të tretë në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tashmë disa herë ka shpjeguar se mund ta nënshkruaj ligjin dhe ta dërgojë në Gazetën Zyrtare, pasi që sipas tij nuk përbën asnjë shkelje juridike, por që shpallja e ligjit në Gazetën Zyrtare e nxjerrë këtë të fundit para aktit të kryer duke bërë kështu shkelje Kushtetuese. Nuk përjashtohet mundësia që Ligji i gjuhëve të mbetet peng deri në zgjedhjen e presidentit të ri, madje këtë opsion nuk e përjashtojnë as funksionar të BDI-së, të cilët të gjetur para vendimit të Ivanov do të presin nënshkrimin e tij nga kryetari i ardhshëm i shtetit. Ligji për përdorimin e gjuhëve për herë të parë u votua me 11 janar, ndërsa më 14 mars u rivotua pas kthimit të ligjit në lexim të tretë. Në këtë fazë edhe pse partia opozitare kishte parashtruar mbi 35 mijë amendamente, debati ishte mbyllur pa shqyrtuar asnjë prej tyre. Ligji në lexim të tretë ishte votuar në atmosferë të tensionuar mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe krye-parlamentarit Talat Xhaferi.

Në bazë të zgjidhjes ligjore të miratuar, përdorimi i gjuhës shqipe rregullohet me termin si gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm të popullatës në Maqedoni.

Adrian Kerimi

 

Shpërndaj me

Loading...