Gigi Hadid dhe Zayn Malik, çifti që pati një nga ndarjet më të bujshme të 2019-s, duket se i janë rikthyer sërish romancës.

Gigi dhe Zayn u panë teksa shëtisnin rrugëve të Nju Jorkut në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të veshur këndshëm, me buzëqeshje vesh më vesh dhe të kapur prej krahu:

Sot (12 janar), Zayn ka ditëlindjen, ndaj mund të kenë dalë për të festuar për të. Ata u panë në shoqërinë e Bella Hadid dhe Dua Lipës. I dashuri i Duas, njëkohësisht vëllai i motrave Hadid, Anëar, nuk u pa gjëkundi.

Në nëntor, Gigi i dha fund lidhjes me yllin e Bachelor, Tylor Cameron, ndërkohë që një burim tha se “ajo ka qenë gjithnjë e lidhur me Zayn”.

Gigi dhe Zayn nuk kanë komentuar ende, por siç kanë thënë njerëz më të zgjuar se ne, një foto vlen sa 1000 fjalë.

Shpërndaj me

Loading...