fbpx

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve ka nxitur reagimin e palës kosovare. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar ministri i shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj e ka cilësuar si vendim të shpejtë, duke nënvizuar se kjo vështirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve.

“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve. Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë. I kërkova ambasadorit që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër virusit korona”, shkruan Armend Zemaj, ministër i shëndetësisë i Republikës së Kosovës.

Shpërndaj me

Loading...