fbpx

Kristina Zenato i përshkruan peshkaqenët si mrekulli natyrore. Ajo është një zhytëse profesioniste që jeton prej 26 vitesh në ishujt Bahama. Sapo Kristina zhytet në ujë, peshkaqenët notojnë drejt saj kurse ajo i ledhaton si të ishin qen ose mace. Për shkak të kësaj ka marrë epitetin “Nëna e peshkaqenëve”. Ajo thotë se për këto 26 vite si zhytëse, ajo ka mësuar të identifikojë pothuajse të gjithë peshkaqenët që notojnë rreth ishullit të madh të Bahamës sepse beson se secili prej tyre ka një personalitet të tijin që e dallon nga të tjerët. Kristina ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e tyre dhe që nga viti 2011, vrasja dhe eksporti i peshkaqenëve është i ndaluar në këto hapësira.

 

Shpërndaj me

Loading...