Zëvendës Ministrja e Financave, Gordana Dimitieska Kocoska nuk do të nënshkruajë dokumentin e kredisë prej 90 milion dollarë të Bankës Botërore, sepse ajo nuk e di se për çfarë do të shpenzohen ato para.

Sipas saj, në paraqitjen e sotme në “Magazinën Ekonomike” në Alsat, në dokument nuk thuhet të dhëna të qarta përmes të cilave mund të kontrollohej përdorimi i këtyre fondeve.

Ajo thotë se do të nënshkruajë dokumentin pasi të jenë siguruar të gjitha informacionet e nevojshme.

“Për të kontrolluar diçka, të dhënat hyrëse janë të nevojshme dhe të kontrollohen, tha Dimitrieska Kocoska.

Shpërndaj me

Loading...