Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka hallin se si do të votojnë personat e infektuar me koronavirus dhe ata që ndodhen në vet-izolim. Pas protokollit të miratuar nga Qeveria për mënyrën e zbatimit të procesit zgjedhor në kohë pandemie, anëtarët e KSHZ-së zhvilluan një takim me Komisionin për Sëmundje Infektive nga ku u ngritën disa dilema. KSHZ-ja kërkon të dihet se si do të sigurohet materiali zgjedhor, a duhet dezinfektuar fletëvotimet dhe a duhet matur temperatura e çdo votuesi.

Pyetjet e KSHZ-së drejtuar KSI-së:

-Si do të votojnë qytetarët në vet-izolim apo ata që janë të infektuar?
-Sa herë duhet dezinfektohen vendvotimet para se të zhvillohet procesi?
-A duhen stilolapsa për të gjithë apo mund të dezinfektohen?
-Si transportohen personat zyrtar të angazhuar në zgjedhje?
-Si transportohet dhe sigurohet materiali zgjedhor?
-Si të mbrohen personat që transportojnë materialet? A duhet dezinfektuar fletëvotimet?
-A duhet matur temperatura trupore e çdo votuesi para votimit?
-A nevojitet që para çdo vendvotimi të ketë radarë? A mundet që personi i njëjtë të jetë radarë dhe t’i masë temperaturën votuesve?

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive njoftojnë se janë duke siguruar të gjitha të dhënat me qëllim që organit për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve t’i jepen përgjigje në kohë. Protokolli për zgjedhjet nuk i ndalon tubimet e fushatës por kërkon të respektohet distanca. Në shtabet partiake, takimet të mos zgjasin më shumë se dy orë, të përdoren maska dhe dezinfektues. Protokolli ka përfshirë distancën, maskat, dorezat dhe dezinfektuesit si të domosdoshme edhe për ditën e zgjedhjeve.

Adrian Kerimi

Shpërndaj me

Loading...