fbpx

Zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në prill, mund ta prolongojnë hyrjen e investimeve të reja, thonë nga kompanitë gjermane që veprojnë në vend.

Në momentin më të keq derisa zgjatin zgjedhjet, respektivisht në atë periudhë mund të ketë prolongim të nënshkrimit të marrëveshjeve të reja me investitorë të ri. Sinqerisht shpresoj, pa marrë parasysh se cila parti do të vijë në pushtet dhe do të formojë qeveri, se në maj do të kemi Qeveri të re”-theksoi Patrik Matens, drejtor i delegacionit të biznesit gjerman.

Ndër kërkesat kryesore të tyre është që deri në fund të këtij viti investitorët e huaj të mund të kenë norma më të ulëta doganore gjatë importit të prodhimeve të caktuara. Kryeministri Zaev tha se nëse ndodhë kjo, paratë e kursyera do të duhet t’i riinvestojnë në kapacitetet e tyre.

Ata dorëzuan rreth 30 norma doganore me apel për 12, ku nuk ka prodhime vendore, nuk kemi se çfarë të mbrojmë me detyrim se të gjithë ato kursime që do t’i bëjnë nga doganat, nëse Qeveria në mënyrë pozitive prononcohet me masat fleksibile që i kërkojnë, të gjithë paratë do t’i ri-investojnë në ekonominë tonë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Përndryshe, ky vit mund të konsiderohet si viti i keq për investitorët e huaj në vend. Analiza e fundit e Bankës Popullore e publikuar para një jave tregon se vetëm 131 milion euro kanë hyrë në nëntë muajt e para të këtij viti. Për gjithë vitin e kaluar kjo shumë ishte 614 milion euro.

Andrea Cobanova

Shpërndaj me

Loading...