Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varheji tha se do të kërkojë garancë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut se do të mbajnë zgjedhje të lira. Varheji poashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në përputhje me masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

“Kam parë pretendimet e Qeverisë për zgjedhje në fillim të korrikut, por më duhet të shoh detajet. Atë që mund ta them në këtë fazë është se duhet të mbahen zgjedhje të lira dhe fer, me kohë të mjaftueshme për kampanjë dhe mundësi të mjaftueshme për të gjitha partitë politike për të garuar. Poashtu duhet të shohim se si mund të realizohen nën regjim anti-COVID. Do ta diskutojmë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, sepse është shumë e rëndësishme të sigurohet që zgjedhjet do të jenë të lira”, tha Oliver Varheji, Eurokomesar për Zgjerim.

Shpërndaj me

Loading...