Prestigjiozja “Gazzetta Dello Sport” raporton se nuk ka më dyshime në lidhje me të ardhmen e Mauro Ikardit. Drejtuesit zikaltër pretendojnë që të paguhet klauzola prej 110 milionë eurosh e futbollistit, megjithatë Juventusi nuk ofron më shumë se 80 milionë euro. Marota duket se është i bindur që të pranojë edhe një ofertë prej 80 milionë eurosh por nuk është i bindur në lidhje me këtë presidenti Steven Zhang. Mediat italiane raportojnë se Ikardi mund të bëhet shembull nga Zhang ashtu si Ramires i cili vetëm ditën e djeshme u la i lirë nga klubi pasi ishte stërvitur prej 8 muajsh me ekipin e dytë të Jiangsu. Gjasat që Ikardi të përfundojë si Ramires janë të pakta, megjithatë Zhang duket se nuk ka plan të lejojë Ikardin të përfundojë te Juventusi.

Shpërndaj me

Loading...