Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, do të kthehet te klubi belg Genk, pasi Baseli nuk e ka shfrytëzuar opsionin për të transferuar.

Sipas “Basler Zeitung”, ishte bashkuar Baselit në formë huazimi në shkurt të vitit të kaluar. Baseli ka pasur opsionin për të bërë transferimin e tij të plotë për 3.5 milionë franga zvicerane (3.3 milionë euro), por ky opsion ka ekzistuar deri të martën.

Baseli, duke marrë parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, ka vendosur të mos e transferojë Zhegrovën. Ylli Kosovar nw këtë stinor ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat për Baselin, duke realizuar dy gola dhe katwr asiste.

Shpërndaj me

Loading...