fbpx

Pas pesë muajve pushim, klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve zbresin sërisht në fushë, për të ndjekur ëndrrën në kompeticionin kryesor në Evropë. Sonte do të zhvillohen 2 ndeshje tejet interesante, me Juventusin dhe Real Madridin që duhet të prodhojnë formën më të mirë, për të kaluar në fazën tjetër.  Real Madrid në stadiumin “Etihad” takohet me Man. Sitin, ku skuadra angleze ka epërsi prej 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.

Zinedin Zidan, trajner i Real Madridit

“Jemi përgatitur për këtë përballje. E dijmë se do të jetë edhe një finale dhe ne do të mundohemi që të bëjmë më të mirën. Do të jetë një ndeshje e mirë mes dy skuadrave të forta dhe kjo është me më shumë rëndësi. Janë katër finale, nëse shkojmë deri në fund dhe kjo është e para. Ajo që më gëzon më shumë është fakti se të gjithë janë gati dhe këtu do të jetë edhe Eden Hazard.”

 

GUARDIOLA: VËSHTIRË LEXOHET TAKTIKA E ZIDANIT

 

Trajneri spanjoll i Mançester Sitit, Pep Guardiola, pranon se vazhdimisht ka vështirësi ndaj taktikave të shtruara nga trajneri francez.

Pep Guardiola, trajner i Mançester Sitit

“Është e vështirë për të lexuar taktikën e Zidanit. Kur mendon se e ke lëxuar mirë, del me diçka të papritur, diçka ndryshe. Kemi analizuar të gjitha ndeshjet e Real Madridit në La Liga dhe kemi biseduar se si m nd të nisin ndeshjen. Mirëpo ne duhet të bëjmë më shumë se një bisedë në terrenin e gjelbër, aty ku gjithçka vendoset në këto përballje kruciale.”

Ndërkohë Juventus në shtëpi, pret skuadrën e Lionit, dhe ‘Zonja e Vjetër’ ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 1:0. Një fitore me dy gola avantazh, i duhet Juventusit për të kaluar tutje. Dy përballjet kthyese të 1/8 së finales do të fillojnë nga ora 21:00.

Shpërndaj me

Loading...