Euroliga dhe Eurokupa, janë anuluar pa u shpallur ekipet kampione. Njeriu i parë i Euroligës, Zhordi Bartomeu dërgoi një propozim deri te klubet që të anulojnë sezonin dhe të fokusohen te sezoni tjetër, ndërsa pas video-takimit, klubet konfrimuan vendimin, që të mbyllin sezonin.

Sezonin e ardhshëm, Euroliga do të nis më 1 tetor të vitit 2020 dhe do të garojnë 18 klube, të cilat do të duhet të ndjekin masat e propozuara nga qeveritë dhe institucionet shëndetësore. Ndërkohë Eurokupa do të nis më 30 shtator, ku 8 skuadra kanë vendin e garantuar, ndërsa 16 të tjera do të caktohet sipas pozitave që kanë në kampionatet vendore.

Shpërndaj me

Loading...