Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Tëitter”, Formula 1 ka bërë publike kalendarin e sezonit 2020. Ky kalendar për momentin është i cunguar dhe në të janë paraqitur vetëm 8 garat e para. Sezoni, ashtu sikurse ishte parashikuar, do të nisë më 5 korrik në pistën austriake të “Red Bull Ring”. Në këtë pistë, 7 ditë më vonë do të zhvillohet edhe gara e dytë sezonale. 8 garat e publikuara deri më tani do të zhvillohen të gjitha të Europë (gara e tetë, më 6 shtator, në Itali). Formula 1 bën me dije se garat e tjera do të bëhen publike në javët në vijim.

Shpërndaj me

Loading...