Zyrtarisht është mbyllur sezoni basketbollistik 2019/20 në Ligën “ABA” dhe nuk do të ketë skuadër kampion. Vendimi është marë në takimin e fundit të skuadrave, të cilat vendosën që sezoni mos të vazhdojë dhe ky vendim vjen vetëm disa ditë, pasi që u ndërpre sezoni në përgjithësi në Euroligë dhe Eurokupë.

Shtesë e këtij vendimi është situata e vështirë në të cilën gjendet skuadrat e basketbollit, të cilat kanë ndërpre bashkëpunimin me disa basketbollistë, për të mbijetuar në kohën e pandemisë “Covid 19”. Mirëpo ende ka mbetur e paqartë se a do të zgjërohet Liga “ABA 2”, pasi që është e qartë se nuk do të largohet asnjë skuadër nga Liga “ABA”.

Shpërndaj me

Loading...